Anthony Joshua së fundmi është mposhtur në meçin e zhvilluar ndaj Usyk, por duket të ketë rikuperuar vetën nga ajo humbje.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, Joshua ka thënë se ka analizuar sfidën e tij ndaj ukrainasit dhe është i gatshëm të rikthehet.
“E kam shikuar meçin, kam analizuar përgatitjet e mia dhe kam identifikuar gabimet. Kam mësuar nga gabimi im. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e dërguara.
Mos u shqetësoni për mua, shpirti im është i fortë”, shkroi ai.
Së fundmi, është raportuar nga Sky Sports se meçi mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt mund të ndodhë, por nuk ka asgjë zyrtare.