Kur kujton ditët e arta, shpesh herë emocionohet!
Është Mehmet Bogujevci, ish boksier i mirënjohur, nënkampion i botës në vitin 1978 (para 43 viteve), ndërsa ish pjesë e klubit më të suksesshëm shqiptar, Prishtina, pesë herë kampion i ish Jugosllavisë.
Bogujevci, siç shihet në foto, në ato vite ishte pjesë e klubit nga krahina e Vojvodinës, Spartaku nga Subotica.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/01/auto_51633093246.jpg)
Një djalosh i rrallë, me një frizur të kohës së fillim viteve të 70-ta.
Sot ka kaluar të 70-ta, jeton në fshatin e tij, Bresje, që gjendet në periferi të Fushë Kosovës.
Deri në fund të korrikut të këtij viti, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Federatës së Boksit të Kosovës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/01/auto_31633093243.jpg)
Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës, falë Bogujevcit e disa boksierëve të gjeneratës së artë, kudo që shkojnë mburren me sukseset e tyre, duke treguar historinë e jashtëzakonshme të këtij sporti.