20 muaj nga humbja ndaj britanikut Tyson Fury, e para në karrierë për Deontay Wilder, amerikani ende nuk e pranon se ajo disfatë ka qenë me KO.
Në atë sfidë, trajneri i Wilder hodhi peshqirin në tapet dhe më pas gjyqtari ndali sfidën. Nga ai moment, Tyson Fury u bësërish kampion bote në peshën e rëndë, ndërsa për Wilder ajo ishte humbja e parë në karrierë.
“Unë duelova edhe pse i dëmtuar dhe jam krenar për këtë. Tregova se jam një luftëtar i vërtetë.
Doja të shihja se kush isha, por njëkohësisht pashë edhe forcën e rivalit tim, që nuk më hidhte dot KO. Trajneri im u tregua frikacak që bëri atë gjest, duke hedhur peshqirin.
Për mua ajo humbje nuk është me KO, por e ndali trajner im, që bëri diçka të ndaluar”, tha Wilder.