Haxhi Krasniqi do të ndeshet kundër Dominic Bosel në GETEC Arena në Magdebur të Gjermanisë.
Meçi do të zhvillohet të shtunën mbrëma.
Krasniqi do të mbroj titullin WBA të cilën e fitoj pikërisht nga i njejti kundërshtar.
Foto Eroll Popova
Gjatë konferencës media, boksieri nga Juniku është shprehur se të shtunën do të jetë në formën më të mirë të mundshme.
“Kam dhënë gjithçka për këtë luftë. Askush nuk është aq i disiplinuar sa unë në përgatitje, as pushime, as pushime, asgjë! Të shtunën do të jem në formën time më të mirë“ – ka thënë Krasniqi.
34-vjeçari deri më tani ka shënuar 51 fitore dhe gjashtë humbje, 19 prej tyre i ka fituar me nokaur dhe 32 me pikë të grumbulluara.