Kampioni i botës, Haxhi Krasniqi, sot stërvitet në ambientin me Flamurin Kombëtar.
Përderisa Krasniqi stërvitej, të pranishëm ishin edhe disa bashkatdhetar me Flamurin kombëtar.
Krasniqi po bëhet gati për meçin e madh, që do të zhvillohet të shtunën e fundjavës (me 9 tetor).
Gjithçka është gati, Krasniqi mobilizohet deri në pikën e fundit për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.
Meçi do të zhvillohet në Magdeburg.
Dominic Boesel është kundërshtar i trimit nga Kosova.