Legjenda e boksit, Luan Krasniqi, mezi e pret përballjen mes Haxhi Krasniqit dhe Dominic Bösel. Meçi do të zhvillohet në orët e vona të së shtunës.
Krasniqi futet me misionin për të mbrojtur titullin e kampionit të botës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.
“Mezi po pres revanshin e të shtunës mes kampionit në fuqi të botës Robin Krasniqit dhe Dominic Böselit.
Jam i bindur që Robin mund ta përsërisë suksesin e tij”, ka shkruar mes të tjera emri i madh i boksit, Luan Krasniqi, në profilin e tij në facebook.