Boksierja e Kosovës, Albulena Gubetini, eliminohet në gjysmëfinale të turneut në Sofje.
Ajo mposhtet nga francezja Emilie Sonvico.
Sipas zyrës së Federatës së Boksit të Kosovës, Gubetini luftoi por nuk ia doli ndaj rivales.
“Turneu ndërkombëtar për femra "Balkan" që po mbahet në Bullgari, mbrëmë në gjysmëfinale 70 kg Albulena Gubetini pësoi humbje nga boksierja Franceze Emilie Sonvico.
Albulena edhe pse humbi tregoi shpirt luftarak ku gjatë tre raundeve u shkëmbyen shumë goditje nga të dy boksieret dhe në fund më e suksesshme ishte boksierja francez. Gubetini mbeti me medalje të bronztë që është sukses pasi që Albulena pas një pauze 6 vjeçare u paraqit në ring dhe tregoi përfomancë të mirë”, njofton FBOXK.