Khabib Nurmagomedov i ka uruar fat Tyson Fury para meçit me Deontay Wilder këtë fundjavë.
Fury do të mbrojë titullin e tij botëror në peshën e rëndë për herë të parë në rimeçin me Wilder në T-Mobile Arena në Las Vegas, përcjell GazetaBlic Sport.
Khabib javën e kaluar ishte në Manchester, për ta shikuar ndeshjen e “Djajve të Kuq”.
Në fotografitë e postuara të Nurmagomedov me Ronaldon në rrjetet sociale, Fury i komentoi Khabibit duke i thënë: “Dyshe Legjendare”.
Nurmagomedov ia ktheu duke i thënë “Fat të mirë këtë fundjavë”.
Edhe më herët, Khabib Nurmagomedov ka shprehur simpatinë e tij për boksierin britanik.