Boksieri kosovar, Haxhi Krasniqi do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit të botës në peshat super të mesme, versioni WBA e IBO.
34 vjeçari ia ka mundësuar revanshin gjermanit Dominic Boesel, me të cilin do të përballet për herë të dytë brenda një viti.
Sot u bënë edhe matjet zyrtare, teksa dy boksierët dolën me peshë 79,3 kilogramë.
Krasniqi në rrjetet sociale reagoi përmes një shkrimi, një ditë para meçit.
“Faleminderit o Zoti im që më dhe kaq shumë! Ti ma forcove Zemren e Besimin dhe me bëre ky që sot jam unë!”, shkroi Krasniqi në profilin e tij zyrtar në Facebook.