Gjithçka gati për meçin e madh mes boksierit nga Kosova, Haxhi Krasniqit dhe gjermanit Dominic Bosel.
Krasniqi kërkon fitore që të mbrojë titullin e kampionit të botës në versionin WBA në kategorinë gjysmë të rëndë.
E gjithë bota sportive me kureshtje e pret përballjen Krasniqi – Bosel.
Djaloshi nga Juniku synon të përsëris suksesin e vitin e kaluar, ta mposht sërish Boselin.
"Meçi transmetohet në televizionin gjerman ARD po ashtu edhe në Klan Kosova. Meçi pritet të fillojë në orën 23.15", njofton kampi i Haxhi Krasniqit.