Ish-boksieri i famshëm kosovar, Elvir Muriqi, vlerëson se boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi sonte do të mbrojë titullin e Kampionit të botës në në versionin WBA/IBO.
Muriqi në “Sports Show” deklaroi se gjithçka sonte është në favor të Krasniqit.
“Edhe kësaj radhe fiton Haxhia, është gjithçka më e lehtë për të dhe gjithçka është në favor të tij. Kundërshtari nuk ka vetëbesim në vete pasi ka humbur vitin e kaluar”.
“Haxhia fiton gjithsesi pasi gjithë mbështetjen e ka e po ashtu është i përgatitur edhe psiqikisht edhe fizikisht e edhe emocionalisht”, tha Muriqi.
Kujtojmë se Krasniqi për kundërshtar do të ketë gjermanin Dominic Bosel.