Tyson Fury ka fituar meçin e tretë ndaj Wilderit me K.O në raundin e 11’të.
Ky ishte padyshim një nga përballjet më interesante në histori të boksit, me dy boksierët që na dhuruar emocione të mëdha.
Pasi mbrojti titullin WBC në peshat e rënda, Tyson Fury dha këtë deklaratë:
“Unë u lëndova. Wilder është një goditës i madh dhe një njeri i madh. Zoti më ngriti në këmbë sonte. Unë i jap atij lavdinë”, tha fillimisht Fury pas meçit.
“Ishte një luftë e madhe sonte. Është një nga meçet më të mira në historinë e këtij sporti. Unë gjithmonë kam thënë se jam më i miri në botë dhe ai është i dyti më i miri”, vazhdoi Fury.
“Unë jam një sportist, shkova për t’i treguar atij dashuri dhe respekt dhe ai nuk donte t’a kthente. Pra, ky është problemi i tij. Unë do të lutem për të, kështu që Zoti do ta zbusë zemrën e tij”, përfundoi Fury.