Pas triumfit të ukrainasit Oleksandr Usyk ndaj Anthony Joshuas muajin e kaluar, dyshja tashmë janë dakorduar për një rimeç mes tyre.
Anthony Joshua ka aktivizuar klauzolën e tij për një rimeç kundër Oleksandr Usyk, e cila do të zhvillohet në pranverën e vitit 2022, ka konfirmuar promovuesi Eddie Hearn për ‘DAZN’ të shtunën.
Kampioni i peshave të rënda, Joshua humbi rripat e tij IBF, WBA dhe WBO ndaj Usyk me vendim unanim nga gjyqtari, në ‘Stadiumin Tottenham Hotspur’ muajin e kaluar.
“Joshua po stërvitet tani, dhe sot ne zyrtarisht filluam revanshin për luftën Oleksandr Usyk, të cilën do ta shohim në pranverën e ardhshme,” tha Hearn.
“Pra, përsëri në lojë dhe duke kërkuar që ai të bëhet një kampion tre herë në peshë të rëndë.”
Duke folur pasi humbi titujt e tij ndaj Usyk, Joshua tha: “Unë kam parë luftën, kam analizuar përgatitjet e mia dhe kam identifikuar gabimet e mia. Kam mësuar mësimin tim.”
Joshua, 31 vjeç, më parë u hakmor për një humbje të papritur ndaj Andy Ruiz Jr – e cila ishte humbja e parë e tij në karrierë, para së t’i shkaktohej e dyta ndaj Usyk dhe britaniku me siguri do të kërkojë hakmarrjen e njëjtë edhe ndaj ukrainasit.