Legjenda e boksit, Afrim Majanci, kontribuesi i madh i viteve të 90-ta (1991-1999), i cili sfidoi pushtuesin serb, aktualisht anëtar i Bordit të Federatës së Boksit të Kosovës, kritikon ashpër referimin në Kampionatin e Kosovës në boks, që u mbajt me 1-3 tetor në Mitrovicë.
Ish boksieri i gjeneratës së artë të Prishtinës, trajneri i spikatur, e quan referim katastrofë në Mitrovicë.
Majanci është i shokuar nga referimi.
“Respekt për dy boksierët të cilët i përgëzoj për boksin e treguar janë shumë talentë.
Referimi në përgjithësi ka qenë katastrofë, do referë nuk i kisha lanë as afër sallës e jo më me referu.
Sa i përket meçit Shala - Maliqi referët gabuan se më i mirë ka qenë Maliqi”, komenton Majanci.