Boksierët e talentuar të Kosovës synojnë rezultate të mira në Kampionatin Evropian U-18.
Selektori Besim Brahimi ka përzgjedhur më të mirët dhe synon më të mirën në Evropian.
“Kosova me katër boksierë u nisën për në Kampionatin Evropianin U18 në Budvë.
Ekipi ynë kombëtar i boksit u nis sot në mëngjes për Budvë që mbahet Kampionatin Evropian nga 15 tetori e deri më 23 tetor. Sot hidhet shorti dhe nesër e premte nga orën 15:00 fillon sesioni i parë i eliminimeve .
Selektori Besim Brahimi do të mbështetet në katër talentë për të arritur fitore për medalje.
Përbërja e Kosovës: Lorent Murati 57 kg, Loris Idrizi 67 kg, Leotrim Muli 71 kg, Taulant Jakupi 86 kg”, njofton Federata e Boksit e Kosovës.