Zyra e Federatës së Boksit e Kosovës, ka bërë të ditur se boksierët e Kosovës, kanë mësuar rivalët për Kampionatin Evropian U-18.
Kosova kërkon medalje në Budvë të Malit të Zi.
Federata lavdërohet për short, sipas tyre nuk është i keq!
“U hodh shorti i Kampionatit Evropian U-18.
57 kg Lorent Murati- Marcel Ursu Moldavi
67kg Loris Idrizi - Lukasz Perkiwski Poloni
71kg Leotrim Muli - Sam Morovati Finlandë
86kg Taulant Jakupi - Jevin Beri Hungari
Lotent Murati dhe Loris Idrizi kalojnë një xhiro pa luftë.
Konkurrencë e fortë në ketë Kampionat Evropian por short jo i keq për xhirot e para të boksierëve tanë”, shkruan në faqen e federatës.