Hajdar Thaçi, trajner i klubit të boksit Gjakova 137, thotë se Rrustem Konjuhi, është prej gjyqtarëve më të mirë që ka pasur Kosova.
Sipas Hajdarit, është mëkat të largohet një gjyqtar i profilit të Konjuhit.
“Hendikep i madh pa gjyqtarin Rrustem Konjuhi, ka qenë një ndër më të mirët që ka pas Kosova.
Me kujtohen meçet që me ka referu në ligën e dytë të ish Jugosllavisë, i vetmi refer është në Kosovë që ka referu në ish Jugosllavi dhe sot të largohet një gjyqtar siç është ky, është shumë mungesë e madhe”, komenton Thaqi.