Menaxheri i sporteve luftarake, MMA, Evren Dalipi, i përgjigjet ashpër sportistit serb, Darko Stoshiq, me mendësi aspak sportive.
Darko paska shkruar në rrjetet sociale: “A është e mundur kjo!
Harta e Serbisë pa Kosovën në medaljet e Kampionatit Botëror të boksit që po mbahet në Serbi?”.
Nga ana tjetër, Dalipi i përgjigjet fuqishëm Darkos, duke ia treguar vendin.
“Kosova nuk ka qenë kurrë Serbi, nuk do të jetë kurrë, Kosova është shtet i pavarur për 13 vjet, turp për një sportist çetnik si ju që përhap urrejtje etnike te njerëzit, ju duhet të jeni shembull për brezin e ri. Përshëndetje nga Shqipëria e Madhe”, shkruan mes të tjera Dalipi.