Deontay Wilder është gati të zhvillojë një sfidë të katërt ndaj Tyson Furyt. Lajmin e konfirmoi Shelly Finkel, menaxheri i boksierit amerikan.
Wilderi dhe Fury janë përballur tri herë mes tyre. Sfida e parë përfundoi në barazim (dhjetor 2018), ndërsa në dy përballjet e tjera (shkurt 2020 dhe tetor 2021) britaniku Tyson Fury fitoi me KO.
“Deontay është gati të zhvillojë një tjetër sfidë ndaj Furyt, i etur për një hakmarrje ndaj tij.
Gjithsesi, kjo do të jetë e pamundur të zhvillohet, pasi njerëzit duan të shohin sfida të tjera. Të shohim se çfarë do të ndodhë me revanshin mes Usyk e Joshua për të vendosur për të ardhmen e Wilderit, që mund të rezervojë të tjera surpriza”, ka thënë Finkel.