Kombëtarja e Kosovës është përgatitur maksimalisht për Kampionatin Botëror në boks, që mbahet nga data 24 tetor e deri me 6 nëntor.
Burimet brenda Kombëtares së Kosovës, konfirmojnë, se nesër në orët e mbrëmjes do të nisen drejt Beogradit.
Kosova përfaqësohet me tre boksierë 54 kg Bashkim Bajoku, 63.5 kg Shpëtim Bajoku dhe 71 kg Patriot Behrami.
Selektori i Kosovës, Besim Brahimi, ka bërë punë të madhe duke i përgatitur boksierët në çdo aspekt për këtë ngjarje të madhe.