Kombëtarja e Kosovës në boks, sonte pritet të futet në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.
Kështu shkruan në shpinë në tutat sportive të Kosovës: Kosova.
Zyrtarët e Federatës së Boksit të Kosovës, janë zotuar se pa simbole shtetërore nuk do të pranojnë të dalin në ringun e Beogradit, ku zhvillohet Kampionati Botëror nga data 24 tetor e deri me 6 nëntor.
Kosova merr pjesë me tre boksierë 54 kg Bashkim Bajoku, 63 5kg Shpëtim Bajoku dhe 71 kg Patriot Behrami.