Serbia shoveniste nuk e ka problem që të mburret me emrat e ish boksierëve të viteve 70-ta e 80-ta, siç janë shqiptarët e Republikës së Kosovës, ish boksierët e Kroacisë, boshnjakët etj.
Serbia e pafytyrë dhe që ka kryer gjenocid në Kosovë, Kroaci, Bosnjë, duhet ta kuptojë një herë e përgjithmonë, se ata emrat të asaj gjenerate që i ka paraqitur në faqen zyrtare të Federatës së Boksit të Serbisë, nuk janë me emra që ajo guxon të mburret apo synon t’i përvetësojë.
Jugosllavia artificiale ka vdekur në vitin 1991. Ka vdekur Jugosllavia së bashku me Serbinë një herë e përgjithmonë!
Emri i Bogujevcit në faqen e federatës serbe, si jugosllaven
Në faqen e federatës serbe është edhe emri i Mehmet Bogujevcit, nënkampion i botës në vitin 1978, duke e paraqitur si ish jugosllaven, që besa edhe si meritë e tyre!
Në fakt, Bogujevci është i Kosovës, pension merr në Kosovë dhe ajo medalje tani llogaritet si e Kosovës, si të gjitha medaljet tjera të shteteve që kanë dalur nga ajo farë ish Jugosllavie. Serbia vazhdon ta keqpërdorë pa fije turpi emrin e Mehmet Bogujevcit.