Kampionati Botëror mbahet në Beograd të Serbisë.
Boksierët e Kosovës pengohen në kufi nga policia serbe.
“Nga kjo e diel në Beograd do të zhvillohet Kampionati Botëror në boks. Një ekip ende nuk ka arritur në vend. Mungojnë boksierët nga Kosova.
Ekipit i është refuzuar hyrja në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Federata e Boksit e Kosovës i drejtohet organizatorëve të Botërorit në Beograd dhe federatës serbe të boksit, që ta zgjidhen këtë problem.
Sekretari i Përgjithshëm i AIBA-s, Istvan Kovacs, në një letër shkruan: “Federata e Boksit të Kosovës është anëtare e plotë e AIBA-s që nga nëntori i vitit 2014 dhe pritet të marrë pjesë në Kupën e Botës. Është e papranueshme që delegacioni të ndalet në kufi”.
Serbia ende nuk e pranon pavarësinë e Republikës së Kosovës”, shkruan mes të tjera gazeta zvicerane “Blick”.