Nuk ka shumë filozofi! Po deshi Federata Ndërkombëtare e Boksit (AIBA), Kosova sigurt do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, që fillon nesër në Beograd.
E thjeshtë është puna, po deshi AIBA.
E para, Serbisë i jep ultimatum, nëse Kosova nuk merr pjesë, anulohet Kampionati Botëror dhe përjashtohet Serbia, për shkelje të drejtave të sportistëve.
E dyta, AIBA duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë, se pa Kosovë nuk ka kampionat!
Serbia e njeh vetëm gjuhën e forcës, tjetër gjuhë nuk njeh! Aleksandër Vuçiqi nuk njeh gjuhë tjetër vetëm të ultimatumit! AIBA nëse sillet butë, Serbia fare nuk mërzitet, po deshi AIBA me ultimatum, Serbia kapitullon dhe boksierët e Kosovës këmbëkryq do të janë në Beograd!
Rasti është i freskët, në vitin 2018, EHF anulon garën kualifikuese të Kampionatit Botëror U-20 për femra në hendboll, shkak që Kosova U-20 nuk u lejua të luajë në Kovillovo të Beogradit. Federata serbe e hendbollit u suspendua dhe u dënua.