Sportet luftarake janë të paparashikueshme dhe shpesh herë sjellin edhe emocione te tifozët, mbase edhe trishtim.
Legjendës polake të MMA-s Marius Pudzianowski (44 vjeç) iu deshën vetëm 18 sekonda për të mposhtur senegalezin Serigne Ousmane Diu (45 vjeç), në një përplasje gjigante në KSW 64 të së shtunës në Lodz të Polonisë.
Polaku nuk i la asgjë rastësisë kundër ish-mundësit 140 kilogramësh, të cilit iu desh të binte në 120 kilogramë për këtë meç, por gjithsesi dukej shumë mbresëlënës.
Megjithatë, një goditje e tmerrshme drejt mjekrës ishte e mjaftueshme për ta rrëzuar dhe e la pa ndjenja.
PUDZIAN KO's BOMBARDIER!! 🤯
— KSW (@KSW_MMA) October 23, 2021
🇵🇱 Mariusz Pudzianowski!! #KSW64 pic.twitter.com/ffydfzgKPv