Boksieri shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi i është bashkuar artistëve të tjerë.
Kjo pasi edhe ky i fundit është përfolur se ka bërë një investim të madh duke blerë një shtëpi në Makresh të Epërm në Novobërdë.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një Postimi në Instagram.
Në atë vend luksoz, kanë blerë vila të ndryshme edhe moderatori Shpëtim Desku, reperët Ledri Vula e Capital T, këngëtari Blero Muharremi etj.
Krasniqi ndërkaq po vazhdon të jetë një nga yjet shqiptarë që po korrë suksese të mëdha në profesionin e tij prej boksieri.