Dy reprezentuesit e Maqedonisë së Veriut në Botërorin e Boksit për senior në Beograd, Jasin Lama dhe Arsim Etemi, pas hedhjes së shortit, kanë mësuar emrat e boskierëve kundërshtarë.
Jasin Lama do të garojë në kategorinë e peshave të lehta, prej 57 e deri më 60 kg, dhe në sfidën e parë të Botërorit në Beograd, më 27 tetor, do të takohet me Fabio Roseli nga Ishujt Sejshele.
Në rast të fitores, në rundin e dytë, Jasin Lama do të përballet me boksieri nga Uzbekistani, AbulMalik Khalokov.
Ndërkohë Arsim Etemi, që do të garojë në kategorinë e peshave të mesme, prej 75 – 80 kg, në raundin e parë ishte i lirë. Ndërkohë sfidën e parë në Botërorin në Beograd do të zhvillojë më 30 tetor, kundër boksierit nga Molldavia, Andrej Çiriakov.