Bob Arum, promotori i njohur i boksit, ka deklaruar se Tajson Fjuri, kampion bote në peshën e rëndë, do të rikthehet në ring në prill të vitit 2022. Sipas Arum-it, do të jetë vet boksieri britanik që do të vendos për emrin e rivalit të radhës, ku janë dy kandidat aktual.
I pari është Dillian Uajt, që mban titullit e kampionit të përkohshëm në kategorinë “VBC”.
Ndërsa i dyti është Xho Xhojs, i treti në renditjen e këtij Divizioni. Për momentin asgjë nuk është e konfirmuar, me Fjurin, që vetëm 10 ditë më parë mbrojti titullin ndaj Deontej Uajllderit.
“Fjuri do të vendos për emrin e rivalit të radhës. Nëse sfida do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, atëherë rival mund të jetë Uajt. Por nuk mbetet më pas edhe Xhojs,” tha Arum.
Duket se drejtuesit e Divizionit “VBC” kërkojnë që Tajson Fjuri të mbrojë titullin ndaj Dilian Uajt, që mban titullin e përkohshëm.