Faton Salihu në Beograd për dy arsye, do të kërkojë për Kosovën...

Boksi

Faton Salihu në Beograd për dy arsye, do të kërkojë për Kosovën...

Nga: Kemajl Goca Më: 27 tetor 2021 Në ora: 13:33
Faton Salihu në Beograd për dy arsye, do të kërkojë për Kosovën...

Në Beograd po mbahet Kampionati Botëror në boks, por pa Kosovën, pasi që Serbia ua mohojë këtë të drejtë, ndërsa AIBA nuk u tregua e denjë në këtë aspekt dhe as që ndërmori masa ndëshkuese ndaj organizatorit!

Nënkryetari i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Faton Salihu, ish boksier i mirënjohur i Prishtinës, tha se do të udhëtojë gjatë këtyre ditëve për në Beograd, për të përcjellur edhe boksierët e Maqedonisë, Jasin Lama e Arsim Etemi.   

Salihu do të jetë edhe për dy arsye tjera në Beograd.  

Image

“Dy boksierë të Maqedonisë dhe seleksionuesi janë atje. Janë mirë të përgatitur për Botërorin Jasin Lama dhe Arsim Etemi bashkë me trajnerin Ruzhdija Kallaq. Shpresojmë të kemi paraqitje të mirë edhe pse konkurrenca është shumë e vështirë.

Në Beograd do të jem për ta përcjell gjysmëfinalen dhe finalen dhe për të kontaktuar dhe lobuar për turneun ndërkombëtar të boksit ‘Gongu i Artë’ që do të fillon me 12 nëntor.

Këtë vit do të jetë jubilar, 50 vite me radhë dhe deri tash janë të konfirmuar 15 shtete pjesëmarrëse”, tha Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

A do te keni ndonjë porosi në Beograd për AIBA-n në lidhje me pengesën ndaj boksierëve të Kosovës nga ana e Kosovës, çfarë do t'ju thoni?

“AIBA duhet të merr përgjegjësi për ndalimin e boksierëve të Kosovës dhe të merr vendim të prerë e të hapur pse është ndalu pjesëmarrja e Kosovës dhe të dënohet organizatori.

Kosova duhet të dëmshpërblehet nga AIBA sepse boksierët e Kosovës sikur edhe gjithë të tjerët mbi 6 muaj kemi qenë në përgatitje me boksierë e këto harxhime duhet t’ia mbulon AIBA”, përgjigjet Salihu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat