Boksieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Beqiri (71 kg), ka shënuar fitoren e parë në kampionatin Botëror, që po mbahet në Beograd.
Beqiri tregoi formë të lartë, duke e mposhtur kenianin Boniface Maina.
Fitore spektakolare e shqiptarit, e cila është treguesi më i mirë për këtë djalosh se është në formë shumë të mirë.
“Urime fitoren e parë në Kampionatin Botëror, kampion”, ka shkruar Sad Bushati, ish boksier i mirënjohur.
Beqiri ka stërvitur në të kaluarëne edhe me Besart Pirevën , ish boksierin e Kombëtares së Kosovës.
Pireva tani nuk është pjesë e Kombëtares tonë, pasi që është larguar por një kohë ka stërvit edhe me Sead Bushatin.