Boksieri britanik Anthony Joshua u shpreh se revanshi i pranverës së ardhshme mes tij dhe ukrainasit Oleksandr Usyk, do të jetë një luftë e vërtetë.
Ai kërkon të hakmerret për humbjen e pësuar një muaj më parë, ku dorëzoi edhe titujt kampionë bote në peshën e rëndë.
Joshua bëri një paraqitje të dobët në sfidën e 25 shtatorit, ku u mund me vendim unanim të gjyqtarëve.
“Kjo ishte humbja e fundit në karrierën time.
Mjaft më duke qenë i butë në ring me rivalët.
Usyk do të përfundojë në tapet në sfidën e radhës, pasi ky revansh do të jetë nje luftë e vërtetë”, tha Joshua.