Boksieri i Kombëtares së Shqipërisë, Alban Beqiri, është sikur në qiellin e shtatë pas fitores në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Beograd.
Beqiri triumfoi në kategorinë 71 kg, ndaj Boniface Maina nga Kenia.
“Përfundoi sot ndeshja e parë në Kampionatin Botëror të boksit, ku u shpalla fitimtar unanim me një rezultat 5:0 kundër boksierit nga Kenia.
Faleminderit për mbështetjen të gjithëve”, ka shkruar Beqiri në profilin e tij në Beograd.