Jasin Lama (-60 kg) ka startuar me fitore në kampionatin botëror në boks që po mbahet në Beograd. Ai me vendim të referëve e mposhti Fabio Rosellin nga Sejshelite, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.
Në xhiron e ardhshme, Lama do të përballet me Abdumalik Halokov nga Uzbekistani. Meci do të zhvillohet me 29 tetor.
Lama tregoi luftë teknike e cila i solli fitoren.
Ndërkohë, boksieri tjetër shqiptar, Arsim Etemi në xhiron e parë ishte i lirë, kurse në të dytën, me 30 tetor, do të kryqëzojë dorëzat me Andrej Kirjakov nga Moldavia.