Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion i botës në peshën e rëndë, u shpreh se ai do ta fitojë edhe revanshin që do të zhvillojë me britanikun Anthony Joshua. Kudo që kjo sfidë të zhvillohet.
Ai shprehet se nuk trembet aspak nga rrethanat, të papritur, Joshua apo deklaratat e këtij të fundit, pasi beson te vetja dhe forca e tij.
“Unë nuk do të përsëris gabimet që bëri Andi Ruiz, që dorëzoi titujt në revansh, 6 muaj pasi mposhti Joshua në sfidën e parë. Këtë herë unë do të fitoj edhe revanshin, duke mbrojtur titujt.
Ruiz festoi dhe harroi se duhej të mbronte titujt. Unë s’do të bëj këtë gabim, por do të stërvitem”, tha Usyk, i pamposhtur në karrierën e tij.
Pas të fitojë revanshin, ukrainasi i ka idetë e qarta: Të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Çka do të thotë një duel me Tyson Fury. “Mezi e pres edhe këtë sfidë. Pasi të mposht sërish Joshua do të jetë radha e Fury. Do të jetë duel interesant, sidomos tani që ai mposhti sërish Wilder, por nuk kam frikë askënd”, tha Usyk.