Vëllau i Aziz Salihut, Fatoni, nënkryetar i Federatës së Boksit të Maqedonisë së Veriut, jep lajmin e keq nga Beogradi.
Boksieri shqiptar, Jasin Lama (60 kg), i cili përfaqëson Maqedonisë, nuk rriti të kualifikohet në rrethin tjetër të
Kampionatit Botëror, që po mbahet në Beograd nga 24 tetori.
“Jasin Lama e humbi ndeshjen në një luftë të fortë në tre runde nga boksieri Abdumalik Holokov nga Uzbekistani.
Jasin Lama përfundoj garën në këtë botëror por tregoj paraqitje të mirë, një fitore dhe një humbje ku pjesëmarrës janë 105 shtet nga gjithë bota, faleminderit të gjithëve për përkrahjen.
Boksieri tjetër Arsim Etemi nesër do të paraqitet në ring kundër boksierit nga Moldavia. Shpresojmë në paraqitje të mirë dhe në fitore, suksese”, ka shkruar Salihu në profilin e tij në facebook.