Boksieri Alban Beqiri po shkëlqen në Kampionatin Botëror, që po zhvillohet në Beograd.
Beqiri edhe sonte tregoi mjeshtrin e tij në ring, duke shënuar fitoren e dytë në Kampionatit Botëror.
Kësaj radhe “viktimë” e tij ishte boksieri nga Lituania, Saimonas Banys. Boksieri i Kombëtares së Shqipërisë boksoi me zgjuarsi në të tre rundet, duke shkëmbyer disa goditje të pastra e të fuqishme ndaj kundërshtarit.
Sead Bushati, ish boksier i mirënjohur dhe pedagog në Universitetin e Sporteve në Tiranë, tha se Albani është boksier me kapacitet dhe i kompletuar.
“Fitorja e sotme me boksierin nga Lituania na bëri të ndjehemi shumë krenarë sepse vështirësia në Kampionatin Botërorë rritet nga ndeshja në ndeshje, siç e theksova në intervistën e parë, Albani është një boksier me kapacitet dhe i kompletuar për të gjitha distancat e luftimit dhe çdo gjë do ta shfaqë nga ndeshja në ndeshje.
Në ndeshjen e radhës ka boksierin e fortë dhe shtatlartë nga Panamaja.
Mendoj se Albani është më i shpejtë dhe më refleksiv, shpresoj se do e kalojë”, thotë Bushati për gazetën kombëtare “Bota sot”.