Serbia e Aleksandër Vuçiqit, si gjithmonë e njohur me urrejtje të shfrenuar kundër shqiptarëve, ndaloi Kombëtaren e Kosovës që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në boks, që po mbahet në Beograd, por nuk po mundet t’i ndalojë fitoret e boksierit të Kombëtares së Shqipërisë, Alban Beqiri!
Kosovën iu mohua e drejta në Botëror nga një shtet që nuk respekton të drejtat e njeriut, nga një shtet që kreu gjenocid në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë.
AIBA nuk e bëri punën si duhet sepse me një ultimatum të fuqishëm, Serbia e Vuçiqit do të zmbrapsej! AIBA nuk reagoi ashtu si duhet ndaj Serbisë.
Megjithatë boksieri Alban Beqiri po tregon zemër të madhe dhe po e hesht Beogradin. Shqipëria nuk u prit aspak në mënyrë miqësore, ku tifozët serbë i fishkëlluan dhe i gjuajtën edhe me gjësende të ndryshme gjatë hapjes së ceremonisë së Kampionatit Botëror.
Beqiri ka shënuar dy fitore deri me tash, duke e mundur kenianin Boniface Maina, pastaj edhe lituanin Saimonas Banys.
Beqiri është në të 16-ën e finales. Beqiri po tregon zemër shqiptari në Beograd dhe synon të futet në zonën e medaljeve.