Teixeira shpallet kampion i UFC si 42-vjeçar

Boksi

Teixeira shpallet kampion i UFC si 42-vjeçar

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 11:02
Teixeira shpallet kampion i UFC si 42-vjeçar

Glover Teixeira ka arritur të fitojë luftën ndaj Jan Blachowicz dhe të shpallet kampion i ri i UFC në light heavyëeight në UFC 267.

Mosha nuk është pengesë pasi në moshën 42-vjeçare, Teixeira është kampioni i ri i UFC pas fitores me dorëzim ndaj Blachowicz.

Me fitoren e tij mahnitëse ndaj polakut, Teixeira u bë kampioni i dytë më i vjetër në histori dhe kampioni më i vjetër për herë të parë.

Teixeira mori avantazhin në raundin e parë duke goditur dhe luftuar më mirë, vazhdoi edhe në të dytin, por Blachowicz ishte në gjendje të qëndronte në këmbë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat