Si rrallëherë në historinë e arteve marciale mikes (MMA) do të zhvillohen dy evente të mëdha njëra pas tjetrës. Kështu, një javë nga eventit UFC-267 (në Abu Dhabi), do të zhvillohet eventi UFC-268 (6 nëntor), në stadiumin “Madison Square Garden” të Nju Jork. Sërish një event që pritet me interes, pasi do të zhvillohen dy duele për titullin kampion.
Në peshën “welter” (pesha 71-77kg) për meshkuj do të zhvillohet sfida mes kampionit në fuqi, “makthit nigerian” Kamaru Usman dhe sfidantit amerikan Colby Covington.
Një revansh mes dy sportistëve, që përballen sërish pas dy vitesh. Në sfidën e parë, Usman fitoi me KO teknik, duke mbrojtur për herë të parë titullin e këtij divizioni (e ka mbrojtur 4 herë deri më tani).
Për femra, në peshën “strawweight” (pesha 48-52kg), do të duelojnë kampionia në fuqi, sportistja amerikane Rose Namajunas dhe sfidantja kineze Weili Zhang. Dy luftëtaret përballen sërish mes tyre 6 muaj nga sfida e fundit (UFC-261). Asokohe, Namajunas rikthehej kampione e botës në këtë peshë, duke i rrëmbyer titullin pikërisht Zhang, ndaj për të ky është një revansh.
Në këtë event do të ketë edhe mjaft sfida të tjera rtë forta, mes sportistësh ikonë të MMA-së, si ajo mes Justin Gaethje dhe Michael Chandler, që gjithashtu pritet me interes.
Sfidat kryesore të UFC-268
Kamaru Usman – Colby Covington
Rose Namajunas – Weili Zhang
Justin Gaethje – Michael Chandler
Shane Burgos – Billy Quarantillo
Frankie Edgar – Marlon Vera