Presidenti i UFC-së, Dana White, u shpreh se është i interesuar për të organizuar duelin mes suedezit me origjinë ruse Khamzat Chimaev dhe amerikanit Nate Diaz.
Ky i fundit ka ende edhe një duel për të zhvilluar me UFC-në, sipas kontratës që palët kanë. Ndërsa Chimaev, i pamposhtur në kafaz, u shpreh se dëshiron të duelojë dhe mposhtë Diaz, për t’i treguar se cili është “gangsteri i vërtetë në kafaz”.
“Hej Diaz, eja të përballemi. Dua të të tregoj se cili prej nesh është gansteri i vërtetë në artet marciale mikse”, u shpreh Khamzat Chimaev. Kjo deklaratë nuk ka mbetur në vesh të shurdhët dhe i pari që reagoi është numri 1 i artave marciale mikse, Dana White.
“Jam 100% i interesuar për ta organizuar këtë sfidë.
Do të ulemi dhe bisedojmë me Nate për këtë përballje. Ka qenë shumë i suksesshëm në kafaz, është i paparë.
Një natë më parë ishte “live” në Instagram dhe kishte jashtëzakonisht shumë ndjekësa. Ndaj do të jetë një përballje e madhe”, tha Dana White.