Një boksier i ri nga Zimbabve, Taurai Zimunya (24 vjeç), ka ndërruar jetë të hënën si pasojë e goditjeve të shumta që ka marrë gjatë luftës së ashpër të zhvilluar të shtunën.
Shumë besojnë se kjo tragjedi mund të ishte shmangur. Përkatësisht, tifozët e boksit në mbarë botën janë tronditur nga reagimi i gjyqtarit, i cili është dashur ta ndërpresë luftën më herët.
Fatkeqësi Taurai Zimunya mori disa goditje të tmerrshme në kokë në raundin e tretë para se të rrëzohej. Gjyqtari nuk ka reaguar, ndonëse dukej qartë se boksieri ishte tronditur rëndë.
Lawrence Zimbudzana, sekretari i Bordit Kombëtar të Kontrollit të Boksit, njoftoi se do të nisë një hetim për rastin.
Taurai Zimunya iu është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore para se të transferohej në spital, por nuk ka mundur të shpëtojë.
TRAGIC: A boxer has died after a referee failed to stop a fight where he was visibly unable to continue. Taurai Zimunya, 24, was hospitalised at Parirenyatwa Hospital following the non-title bout in Borrowdale on Sunday. The boxing board said it was "shaken" by the incident pic.twitter.com/OpkTbKMw8v
— ZimLive (@zimlive) November 1, 2021