Boksieri shqiptar, Alban Beqiri (71 kg), luftoi deri në fund por nuk ia doli në përballje me rusin Vadim Musaev.
Beqirin e ka penalizuar edhe një lëndim paksa në dorë, megjithatë ka treguar nivel në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, që po mbahet në Beograd.
Beqiri ka boksuar me kujdes të shtuar në rundin e parë në përballje me rusin. Edhe rusi ishte shumë i kujdesshëm.
Beqiri pati disa momente të mira ndaj Musaev.
Pamje nga meçi i sotëm
Edhe rundi i dytë interesant, por edhe me një luftë të madhe nga të dy boksierët.
Në rundin e tretë, Beqiri u mundua por nuk arrtii pikë të nevojshme për fitore. Rusi përfitoi edhe nga ajo që Beqiri kishte problem me dorë.
Musaev kualifikohet në finale, ndërsa Alban Beqiri është fitues i medaljes së bronztë.