Ish-kampioni i botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë, Haxhi Krasniqi, vazhdon të ankohet për vendimin e gjyqtarëve që i dhanë fitoren Dominic Boeselit në ndeshjen e fundjavës.
Krasniqi humbi përballjen me Boeselin 2:1 me vlerësim të gjyqtarëve, luftë kjo e vlefshme për titullin e botës në versionin IBO në kategorinë gjysmë të rëndë dhe eliminator për titullin WBA.
Postimi i Krasniqit:
“Kjo është njëra prej pothuajse 30 goditjeve ilegale të Dominic Bösel me 9 Tetor në Magdeburg!
Këtë e quani boks?
Si është e mundur t’i merret dikujt titulli i kampionit të botës para miliona shikuesve në një kanal publik ligjor?
Ku ishte gjyqtari që ishte në ring në atë kohë dhe çfarë përgjegjësie kishte gjyqtari i ringut?