Shqiptari që shkëlqeu, flet për Flamurin si nuk u pëlqye dhe si u fishkëllua në Serbi

Boksi

Shqiptari që shkëlqeu, flet për Flamurin si nuk u pëlqye dhe si u fishkëllua në Serbi

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 17:32
Shqiptari që shkëlqeu, flet për Flamurin si nuk u pëlqye dhe fishkëllimat në Beograd

Boksieri Alban Beqiri ka bërë historinë e boksit shqiptar në Kampionatin Botëror në Serbi, duke siguruar medaljen e bronztë në kategorinë 71 kg. 

Ishte kjo një arritje fantastike e Beqirit, i cili gëzoi jo vetëm veten e tij, por edhe të gjithë shqiptarët anembanë.
Për gazetarin Reshat Ibraimi, ai ka deklaruar se suksesin e madh ia dedikon të gjithë atyre që e kanë përkrahur me zemër.

“Gjatë kohës që përgatitesha për ndeshje, miqtë e mi, shokët të gjith ata që më njohin më shkruanin çdo sekondë, çdo minutë dhe kur mbaroja ndeshjen me sukses isha i befasuar dhe i mahnitur nga reagimet e lumtura të tyre që ishin po njësoj si të mijat. Kjo gjë më motivoi me zemër për të vazhduar ndeshje pas ndeshje.

Duke qenë dhe i dëmtuar nuk mendoja dëmtimet apo fitoren, por t’i bëja të lumtur dhe krenar të gjithë ata që më prisnin me padurim të ngjitesha në ring e t’i dhuroja emocione siç më dhuruan ata mua që nuk di si ta përshkruaj atë emocion aq të forte nga mbështetja e tyre moralisht dhe shpirtërisht.

Unë ndodhesha këtu dhe isha lidhur shpirtërisht me shoqërinë time në vendin tim. Këtë fitore ia dedikoj atyre të gjithëve që më kanë ndjekur me zemër”, deklaroi Beqiri për gazetarin Reshat Ibraimi.

Ai tregoi edhe për ndjenjën e të bërit bosk në Beograd.

“Edhe pse kisha fishkëllima dhe jo pëlqim ndaj daljes time me flamurin tim si sportist bëra detyrën time në ring që tregova qetësi thjeshtësi, respekt, siç i ka hije një luftëtari të vërtet në ring. Kur kjo gjë ndodhte me sukses ndjenja ishte shumë e bukur se gjysma ndërruan mendje për mua, duke fituar simpatinë e tyre në ditët në vijim, ndeshje pas ndeshje”, përfundoi Alban Beqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat