Boksieri i talentuar, Arianit Krasniqi, është kampion i Gjermanisë për junior në kategorinë e rëndë.
Arianiti po shkon hapave të legjendës së boksit, Luan Krasniqi.
Ai është nip i Luanit.
Djaloshi i talentuar e me zemër të madhe, tregoi teknikë të përsosur në ring.
“Urime dhe një kompliment i madh për nipin tim Arianit Krasniqi. Sot në Këln, ai u bë kampion junior gjerman në peshën e rëndë.
Vazhdo kështu Arianit!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e tij në facebook.
Duhet kujtuar se, Luan Krasniqi në boksin amator, ka fituar medaljen e bronztë olimpike në Atlanta në vitin 1996.