Saul “Canelo” Alvarez e kishte vetëm Caleb Plant si pengesë për t’u bërë boksieri i pare në peshat super të mesme që i fiton të katër titujt.
Ndërsa, Canelo e arriti këtë mbrëmë, pasi mposhti Plant me nokaut në raundin e 11-të për t’u bërë kampion i padiskutueshëm në kategorinë super të mesme.
Plant ishte kampioni në fuqi fuqi në peshat super të mesme divizioni IBF, rripi i vetëm që i mungonte Canelos.
Teksa kalonte raundi i nëntë pa nokaut, Canelo filloi të nxitonte.
Më në fund, nokauti erdhi pas minutës së pare të raundit të 11-të.
UNDISPUTED ‼️‼️ King @Canelo 👑 #CaneloPlant pic.twitter.com/3ZZjdKadxZ
— SHOWTIME Boxing (@ShowtimeBoxing) November 7, 2021