Kombëtarja e Kosovës për kadet e junior synon rezultate sa më të mira në Kampionatin Evropian, që mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, tha se garuesit janë të përgatitur maksimalisht për këto sfida.
Kosova merr pjesë me tetë garues: dy vajza dhe 6 djem.
Drejtuesit e kic-box-it shpresojnë se do të kthehen me medalje nga kjo ngjarje e madhe.