Ishte pjesë e gjeneratës së artë të klubit të boksit Prishtina, në vitet e 80-ta, së bashku me Xhevdet Pecin, Aziz Salihun, Mehmet Bogujevcin, Afrim Majancin, Nazi Gashin, Fatmir Makollin, Zahir Shabanin, Nysret Rexhepin, Sami Buzollin, Sahit Hajdini, Muharrem Gjocajn, Abedin Likën, Naser Bajramin etj.
Është fjala për Skënder Hajdinin.
Ai përveç që ishte boksier i dalluar, njihej edhe si simpatik me mustaqe të asaj kohe.
Sa herë dilte në ring, ishte i veçantë për nga stili i mustaqeve.
“Fitues i Kupës së Kristaltë”, ka shkruar Hajdini në profilin e tij në facebook.