Fillon edicioni jubilar, i 50-ti me radhë në boks “Gongu i artë”, Salihu: Jemi gati!

Boksi

Fillon edicioni jubilar, i 50-ti me radhë në boks “Gongu i artë”, Salihu: Jemi gati!

Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 11:33
Fillon edicioni jubilar, i 50-ti me radhë në boks “Gongu i artë”, Salihu: Jemi gati!

Nga 11-13 nëntor të këtij viti në Shkup do të organizohet një prej manifestimeve më të vjetra në vend, turneu ndërkombëtar i boksit “Gongu i artë”, i 50-ti me radhë, shkruan gazetari Reshat Ibraimi.

Edicioni jubilar ishte i paraparë të zhvillohet vitin e kaluar, por Këshilli drejtues i FBM-së e anuloi për shkak të pandemisë me Covid-19.

Sivjet pjesëmarrjen në këtë turne të madh ndërkombëtarë e kanë konfirmuar 12 shtete.

Në këtë turne ndërkombëtarë Maqedoninë e Veriut do ta përfaqësojnë edhe dy boksierët e KB Çair: Jasin Lama (fitues i fundit i Gongut të artë) dhe Adrian Xhemaili, i cili do të debutoj në turne.

“Jemi gati për zhvillimin e turneut ndërkombëtarë në boks, Gongu i artë. Sivjet është jubileu i 50-të i turneut prestigjioz. Vitin e kaluar nuk u zhvillua për arsye tashmë të njohura-pandemisë. Ardhjen e kanë konfimuar 12 shtete. Shpresojmë në turne cilësor”, deklaroi Faton Salihu, nënkryetar i FBM-së, për gazetarin Reshat Ibraimi.

Salihu njofton se nesër (e mërkurë) me fillim prej orës 12:00 në ambientet e ARS-së do të organizohet konferencë për media.

Turneu do të zhvillohet në qendrën sportive “Boris Trajkovski” me datë 11 nëntor, kurse mecet finale janë në program me 13 nëntor me fillim prej orës 20:00, “live” në Arena sport dhe në RTVM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat