Kick-boksierët e Kosovës po tregojnë formë jashtëzakonisht të mirë në Kampionatin Evropian për kadet e junior, që po mbahet në Budvë të Malit të Zi.
Fatmir Makolli, kryetar i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, është i kënaqur dhe beson e shpreson se do të arrijnë deri në finale.
“Ambasadori i Kosovës, Ruzvelt Frrokaj, ishte sot ne vizitë dhe na nderojë prezenca e tij.
Ishte një motiv shtesë prezenca e ambasadorit për garuesit tanë”, ka shkruar Makolli në profilin e tij në facebook.